KreuStil Jetese

Nënë për herë të parë? Rita Ora: Gjithmonë kam dashur…

Nënë për herë të parë? Rita Ora: Gjithmonë

Rita Ora prej rreth një viti po shijon martesën me bashkëshortin e saj, Taiki Waiti. E teksa prej disa javësh në media kanë qarkulluar lajmet se është shtatzënë, vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka mohuar diçka të tillë.

Rita tha se është në planet e saj të afërta mëmësia, duke shtuar se gjithmonë ka qenë një ëndërr e saj. “Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, u shpreh ajo gjatë një interviste për revistën “People”. 

Rita e përshkruan bashkëshortin e saj si “mbështetësin dhe avokatin më të madh të saj”, teksa u shpreh gjithashtu e lumtur që mbështetet tek ai edhe për procesin krijues si artiste.

Kujtojmë që Taiki Waiti është baba i Hinekāhu, 11 vjeç dhe Matewa Kiritapu, 7, nga marrëdhënia e tij e mëparshme.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF