Mbrëmjet verore dhe festat të cilat janë të shumta në këtë sezon, bëhen më të bukura kur ‘look’ ia besoni “Style n’ Smile”, sallonit të vetëm në kryeqytet për femra dhe meshkuj.
“Style n’ Smile” prej katër vitesh është kthyer në destinacionin ku ofrohen shërbime profesionale të parukerisë dhe berberit, trajtime me markat më prestigjioze dhe një staf me 20 profesionistë nga Turqia dhe Shqipëria.
Në këtë sallon do të gjeni markat më të njohura të trajtimit të flokëve dhe ato estetike profesionale, nga L”Oreal, Kerastase, Schwarzkopf, Barbara Stone e deri te Balmain, Matis, Sëissline, CND, Victoria, MAC, dhe Kryolan.
Një pikë tjetër e fortë e këtij salloni, përveç profesionalizmit, do të cilësonim edhe ambientin e “Style n’ Smile”, i cili është plot ngjyra, i ndarë në departamente ku ofrohen shërbime, si: parukeri, berber, manikyr, pedikur, make-up artist dhe trajtime estetike për fytyrën dhe trupin.
Sektori i parukerisë ofron gjithashtu shërbime me produkte unike, si, extesions të një cilësie të lartë, flokë natyralë që vijnë nga Rusia dhe Uzbekistani.
Për të gjithë ata që ende nuk e dinë.. nuk duhet të humbin kohë.. “Style n’ Smile” ndodhet në zonën e ish-Bllokut, në katin e parë të pallatit përballë vilës së Enver Hoxhës.