KreuStil Jetese

Fotot e Rihannas (shtatzënë) me djalin në krahë nuk duhen humbur!

Fotot e Rihannas (shtatzënë) me djalin në krahë nuk duhen

Rihanna dukej mahnitëse teksa mbërriti në restorantin e saj të preferuar, Georgio Baldi, në Los Angeles të shtunën mbrëma. Ajo kishte veshur një bluzë të shkurtër, xhinse të lehta dhe ‘bluzë’ të hapur krahëve, e gjatë deri në fund të këmbëve, me kartëmonedha 100-dollarëshe.

Këngëtarja e famshme shfaqi me krenari barkun e saj të rrumbullakosur teksa mbante në krahë djalin e saj njëvjeçar. Djali i saj dukej shumë “modern” me një palë xhinse dhe një xhaketë xhins, i cili dukej sikur po flinte në krahët e nënës së tij.

Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, filluan të takoheshin në vitin 2020. Ata njoftuan shtatzëninë e tyre në janar 2022 dhe mirëpritën fëmijën RZA në maj të të njëjtit vit.

Ylli i muzikës i befasoi fansat gjatë performancës së saj në pjesën e parë të Super Bowl në shkurt, ku zbuloi se ishte sërish në pritje të ëmbël. “Është gjithçka, vërtet nuk e mbaj mend jetën më parë, kjo është gjëja më e çmendur ndonjëherë”, tha ajo për British Vogue në shkurt, teksa foli se si mëmësia ia ka ndryshuar jetën.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF