KreuStil Jetese

Lamtumirë zogut blu: Musk vendos logon e re për Twitter!

Lamtumirë zogut blu: Musk vendos logon e re për Twitter!

Pak logo janë aq të njohura sa zogu ikonik blu i Twitter-it, por me pronarin e ri Elon Musk që kërkon të distancojë kompaninë nga imazhi i saj i vjetër, duket se ndryshimet e mëdha kanë nisur.

Përdoruesit e platformës i kanë thënë  lamtumirë zogut blu që është zëvendësuar me ikonën e shkronjës “X” në ngjyrë të bardhë, vendosur në një sfond të zi. Obsesionin për këtë shkronjë, Musk e ka treguar edhe në kompaninë tjetër që ai zotëron e cila është Space X.

Musk pyeti më herët miliona ndjekësit e tij nëse ata do të ishin dakord që të ndryshonte logoja e famshme. Që kur Musk bleu Twitter-in në tetor, kompania ka ndryshuar emrin e saj të biznesit në X Corp, duke reflektuar vizionin e miliarderit për të krijuar një “super aplikacion” si WeChat i Kinës.

Twitter mendohet të ketë rreth 200 milionë përdorues aktivë çdo ditë, por nuk ka performuar mirë ekonomikisht që kur Musk bleu platformën e rrjeteve sociale për 44 miliardë dollarë.

Musk shkarkoi rreth gjysmën e stafit në përpjekje për të ulur kostot, ndërkohë që të mëdha kanë qenë shqetësimet e reklamuesve, në lidhje me pasigurinë e përgjithshme për të ardhmen e Twitter.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF