
Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka thënë kompania për shpërndarjen e tij Warner Bros. Filmi i ka arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lançimit në territorin amerikan.
Ndërsa filmi tjetër i ri Oppenheimer, me regji të Christopher Nolan, po ashtu e ka patur premierën të premten, ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures. Oppenheimer shtjellon zhvillimin e bombës së parë atomike me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor.
Ndërkohë në filmin Barbie, karakter për fëmijët, që i reziston kohës, paraqitet periudha kur ajo është në kërkim të identitetit të saj dhe e inkurajon shokun e saj Ken që të krijojë individualitet. Rolet kryesore në film i luajnë Margot Robbie dhe Ryan Gosling.
Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë se për shkak të të dy filmave, kinematë e kanë regjistruar qarkullimin më të madh në katër vjet.
Meqë dy filmat e kanë pasur premierën të premten, gara mes tyre ka qenë e madhe, dhe është përshkruar në rrjetet sociale si “Barbenheimer”.

Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023











Receta ideale për mëngjes; humbisni dhe peshë!

Horoskopi ditor, e enjte 24 korrik 2023!



Ivanka Trump me pushime në Sarandë



