KreuStil Jetese

Mbytet një 20-vjeçar në plazhin e Velipojës!

Mbytet një 20-vjeçar në plazhin e Velipojës!

Një 20-vjeçar është mbytur këtë të martë në plazhin e Velipojës. I riu nga Shkodra ka dalë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore. Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë por 20-vjeçari nuk ka arritur që të shpëtojë.

Mësohet se viktima është shtetasi Arlind Sylja. Policia bën me dije se 20-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF