Leonardo DiCaprio u fotografua sërish me vajzën që mendohet se është në një lidhje, Neelam Gill të hënën teksa dilnin në St Tropez.
Leo, 48 vjeç që po qëndron këto diët në një jaht në qytetin bregdetar u pa nën shoqërinë e 28 vjeçaren Neelam, shokun e tij Tobey Maguire, 48 vjeç dhe një tjetër shoqëruese femër.
Ylli i Vogue, Neelam dukej pa mundim elegante dhe seksi e veshur me një fustan maxi me print leopardi.
Modelja angleze e plotësoi pamjen me çantë dhe shapka jeshile. Leo zgjodhi një pamje casual teksa u shfaq i veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë me pantallona të shkurtra bezhë, dhe një kapele bejsbolli.
Ndërsa dyshja janë të lidhur prej muajsh dhe janë parë në evente të ndryshme së bashku, ata ende nuk kanë folur për thashethemet për romancë.