Gjendja shëndetësore e Johnny Depp ka detyruar grupin e famshëm muzikor “Hollywood Vampires” të anulojë shfaqjen që do të mbanin në Budapest. Më herët mediat e huaja raportuan se aktori i famshëm u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit.
“Gjithçka që kemi dëgjuar është se Depp ishte aq keq sa nuk mundi të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe”, ka thënë një burim.
Ndërkohë së fundmi mësohet se gjendja shëndetësore e aktorit u përkeqësua pasi ai kishte abuzuar me substancat narkotike. Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që aktori ka patur probleme me alkoolin dhe drogën, pasi një gjë e tillë u bë e ditur edhe në gjyqin kundër bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Pasi Johnny Depp fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, ai ka vendosur që ti përkushtohet muzikës. Tashmë ai është anëtar i grupit muzikorë “Hollywood Vampires”, së bashku me këngëtaren Alice Cooper , kitaristin Joe Perry dhe Tommy Henriksen.

Horoskopi ditor, 27 korrik 2023





Konfirmohet/ Beniada Nishani është single!



Ditët e fundit të korrikut: 3 shenjat më me fat!




Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023




Mbytet një 20-vjeçar në plazhin e Velipojës!


Këshilla për flokë të shëndetshëm!
