
Këngëtari i njohur Klajdi Haruni prej muajsh kishte pranuar që ishte në një lidhje dashurie dhe here pas here ai ndante momente me partneren e tij edhe në rrjetin e tij social Instagram, por pa ja zbuluar portretin dhe identitetin.
Së fundmi Klajdi zbuloi se ai dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për herë të parë. Përkrah videos emocionuese ku ai shfaqet me partneren, teksa i puth barkun e rrumbullakosur dhe i dhurojnë mjaft dashuri njëri-tjetrit, ne mësuam për herë të parë edhe se me kë këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun është dashuruar.
Dhe bëhet fjalë për një ‘business woman’ të njohur shqiptare. Vajza e cila ka rrëmbyer zemrën e Klajdit është Orgesa, sipërmarrsja e Cohl’s, marka e njohur e veshjeve që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve prej disa vitesh.
Të shumta kanë qenë urimet për çiftin pasi këngëtari zgjodhi që të ndajë me të gjithë ndjekësit e tij këtë moment të bukur dhe të shënuar në jetën e tyre.



Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023




Mbytet një 20-vjeçar në plazhin e Velipojës!


Këshilla për flokë të shëndetshëm!



Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023







