
Vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të shijuar disa ditë pushimi. Fillimisht ajo ka vizituar Sarandën, gjë e cila u mësua nga fotot e bëra virale nga mikesha e ngushtë e babait të saj, Ildiko Varga.
Ndërkohë me jahtin e tyre Ivanka bashkë me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, kanë mbërritur në bregdetin e Jalës. Këtë e ka treguar vetë ajo me anë të një postimi që ka bërë në rrjetin e saj social Instagram.
Siç duket vajzës së ish-presidentit i ka lënë shije të mirë Shqipëria pasi edhe vitin e kaluar ajo erdhi dhe vizitoi Përmetin, Kepin e Rodonit, Butrintin dhe ishullin e Sazanit nën shoqërinë e bashkëshortit dhe Naser Al Kalif i cili është presidenti i PSG-së.
Është kaq bukur që vendi ynë ka filluar të preferohet nga turistë të huaj, për më tepër kur këta të fundit janë figura të njohura, pasi në këtë mënyrë i bëhet edhe një promovim më i madh Shqipërisë.


Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023




Mbytet një 20-vjeçar në plazhin e Velipojës!


Këshilla për flokë të shëndetshëm!



Horoskopi ditor, e martë 25 korrik 2023








