Kris Aliaj, ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother Vip 2”, së fundmi është kërcënuar me jetë nga një përdorues i rrjeteve sociale.
Këtë e ka treguar vetë Kristi me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ku ka publikuar mesazhin e një personi të paidentifikuar, i cili shihet se e ka kërcënuar duke i shkruar se do t’i bënte varrin nëse merr rolin e opinionistit në “Big Brother VIP3”.
“Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat”, ka shkruar ndjekësi, ndërsa Kristi teksa ka ndarë mesazhin e tij, e ka shoqëruar me një emoji me të qeshur. “Si do ia bëjmë tani, opozita është e fortë”, shkruan Kristi.
Të shumta janë rastet kur personazhe publikë ndajnë mesazhe kërcënuese që marrin nga ndjekësit, por kjo gjë nuk i pengon këta të fundit të ndalojnë me veprime të tilla.