KreuStil Jetese

Agron Llakaj përfundon në urgjencë; ndan episodin e pakëndshëm!

Agron Llakaj përfundon në urgjencë; ndan episodin e

Aktori i njohur Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e kësaj të marte në urgjencë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori i cili teksa ka treguar se për disa orë i është dashur të qëndrojë në urgjencë, ka ndarë me ndjekësit edhe një episod aspak të këndshëm që ka parë mes një prej doktorëve të QSUT dhe një qytetari, të cilin Llakaj e quan ‘i forti’ për shkak të komunikimit aspak të hijshëm që ka përdorur me doktorin, në mënyrë që të merrte shërbimin sa më parë, ndërkohë që pacientë të tjerë kishin ardhur para tij.

“Kjo fotografi është për ilustrim. Ngjarje te Urgjenca e QSUT në mesnatë.

Halli e deshi të shkoja për disa orë të mira në urgjencë..,në holl dhe dhoma shumë njerëz, pesëfishi i pacientëve…,të gjithë kërkojnë ndihmë, mjekë dhe infermierë që nxitojnë, vrapojnë në ndihmë të të sëmurëve, njerëz që bërtasin në kërkim të ndihmës…,ndërkohë vjen një djalë nga këta të fortët që shoqëronte të atin dhe kërkonte vëmendje me insistim..

I forti-Doktooor?!ooo,eeeej!
(vjen doktori)
Doktori-Urdhëro perse bërtet?!
I forti-Plasi sytë, po me vdes babai!
Doktori-Nuk vdes babai pa merak, ja të lirohet një shtrat dhe do e shikojmë veçmos bërtit?!
I forti-Ore merr vesh ti, me kë flet kështu e?! Unë të martoj tëtëm!
Doktori-Dakord! shërojmë babanë sot dhe nesër martoma ‘tëtëm’!

(Pas rreth 1 orë i forti me babanë u larguan nga urgjenca pasi morën dhe shërbimin)

Halli ndoshta na errëson sytë dhe logjikën, por për mua ata mjekë dhe infermiere janë heronj, të mitë, të tutë dhe tanët.


Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcën e durimit për atë lloj komunikimi?!
Më tha -Kur futem në punë bëj ndërrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…, se ndryshe do shërbenim me automatik”, shkruan Llakaj në postimin e tij.

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF