Modelja e njohur Beniada Nishani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sociale për shkak të lidhjes së saj me Blerti Hajdarin. Në fillim për nisjen e romancës së tyre dhe tashmë për dhënien fund të saj.
Ata u njohën gjatë emisionit “Procesi Sportiv” dhe bënë edhe dalje si çift në evente të ndryshme, por asnjëherë nuk e konfirmuan publikisht romancën e tyre. E teksa prej javësh kanë qarkulluar lajmet e ndarjes, së fundmi Jori ka konfirmuar se Beniada është beqare në programin “Procesi Sportiv”.
Pjesë e bisedës:
Edi Manushi: Jam kurioz, Beniada është ndarë vërtet se ti i di këto?!
Jori Delli: Është ndarë.
Edi Manushi: Është ndarë përfundimisht, e sigurt?
Jori Delli: Po. Beniada është ‘single’, një duartrokitje!
Edi Manushi: Nuk është fundi i botës, jo por thjesht ta dinim.
Jori Delli: Është fillimi i një diçkaje tjetër.
Edi Manushi: Çfarë ndodhi, nuk i eci një italian me një shqiptar?
Jori Delli: Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas.