Rosalia dhe Rauë Alejandro kanë vendosur t’i japin fund romancës së tyre. Çifti, i cili njoftoi fejesën e tyre në mars, janë ndarë pas më shumë se tre vitesh së bashku.
Burimet thonë se pavarësisht dashurisë dhe respektit që këngëtarët kanë për njëri-tjetrin, të dy kanë rënë dakord t’i japin fund fejesës. Rosalia dhe Alejandro, të dy 30 vjeç, u lidhën për herë të parë në gusht 2021 dhe e bënë publike romancën e tyre muajin e ardhshëm në mediat e tyre sociale.
Në mars të vitit 2022, këngëtarja spanjolle zbuloi se kishte bërë tatuazh “RR” në këmbën e saj, inicialet që ata të dy ndanin (mbiemri i Alejandros është Ruiz). Muajin tjetër, Alejandro zbuloi se kishte të shkruar “Rosalía” sipër kërthizës së tij me një font të shkruar me dorë.
4 muaj më parë ata dhanë lajmin e bukur për fejesën e tyre në videoklipin e këngës së tyre “Beso”, e cila u shfaq në EP-në e tyre të përbashkët “RR”