KreuStil Jetese

Stilistja e njohur: Pas të 30-ave s’mund të veshësh xhinse e të mbash flokë të gjatë!

Stilistja e njohur: Pas të 30-ave s’mund të veshësh xhinse

Stilistja e njohur Carolina Herrera, në një shkrim të publikuar në Bright Side, ka ngjallur debat sepse sipas saj të veshësh xhinse pas moshës 30 vjeçe dhe të mbash flokë të gjata pas të 40-ave perceptohet si qesharake.

“Një grua duhet të plaket me dashamirësi dhe të mos përpiqet të jetë në moshën që nuk është, përndryshe do të duket qesharake! Përpjekja për t’u dukur rinore në fakt e plak një grua”, shprehet stilistja e njohur.

Carolina Herrera është e njohur si një stiliste shumë e vlerësuar në industrinë e modës. Koleksionet e Carolina-s, duke përfshirë një linjë nusërie dhe aksesorë, mund të gjendet në dyqane të shumta në mbarë botën, duke kontribuar në suksesin e saj të jashtëzakonshëm dhe të ardhura të konsiderueshme.

Dizajnerja hoqi dorë nga xhinset, minifundet dhe bikinit, duke deklaruar se beson se ato janë më të përshtatshme për të rejat. Sipas saj veshja e xhinseve pas të 30-tave mund të mos përputhet me stilin e saj.

Carolina Herrera ka shprehur besimin se femrat mbi 40 vjeçe duhet të zgjedhin flokët e shkurtër, pasi i konsideron ato më të hijshme dhe më të përshtatshme për moshën e tyre

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF