KreuStil Jetese

Nis së shpejti: Zbulohet opinionisti i parë i ‘Love Island’

Nis së shpejti: Zbulohet opinionisti i parë i ‘Love


Love Island Albania është në pikun e punës, duke qenë se mesa duket stafi përgatitës dhe produksioni kanë më pak se dy muaj kohë para se reality show i njohur të shfaqet në ekranin e Tv Klan.

Në videon promovuese zbulohet se seriali i dashurisë, Love Island do të nisë transmetimin në shtator, dhe se garuesit ‘hot’, përpos mundësisë për të njohur aty dashurinë e jetës do të kenë mundësi të fitojnë edhe 50.000 euro që është edhe çmimi i madh i fituesit.

Ndërsa pritet të zbulohet formati i plotë sesi stafi e ka menduar përshtatjen e këtij formati në Shqipëri, ditën e sotme është zbuluar se programi do të ketë edhe opinionistë, njëri prej tyre sapo u identifikua.


Sipas “Kryefjala”, në rolin e opinionistit pritet të jetë Alessio Aliaj, model dhe menaxher VIP-ash i cili prej vitesh jeton në Australi.


Të rinjtë e përzgjedhur do të bashkëjetojnë në një vilë luksoze në Jug të vendit të survejuar 24 orë nga kamerat, dhe aty do të zhvillohen sfidat, lojërat, debatet, miqësitë, intrigat apo edhe dashuritë e para. Kjo është hera e parë që ky format ndërkombëtar vjen në Shqipëri, ndaj edhe kureshtja është e madhe tek publiku. Moderatorja e programit, Luana Vjollca ka treguar nëpërmjet postimeve në instagram se stafi ka disa muaj që ka nisur punën për realizimin e këtij reality-show.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF