Mesa duket gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis vazhdon të përkeqësohet. Së fundmi ka qenë ish-partnerja e aktorit Maria Bravo, e cila deklaroi se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit.
“Unë fola me gruan e tij, Emën dhe fatkeqësisht është një sëmundje që sa vjen e përkeqësohet. Ne i dërgojmë shumë energji dhe shumë dashuri”, u shpreh ajo.
Willis dhe Bravo, lidhja e të cilëve zgjati dy vjet, u takuan për herë të parë në hapjen e një restoranti, “Planet Hollywood”, në fillim të vitit 2000, ndërsa ajo jetonte midis Los Angelosit dhe Spanjës. Pavarësisht ndarjes së tyre, Bravo kishte disa fjalë emocionuese për Ëillis kur u bë e ditur gjendja e tij shëndetësore.
Bruce u tërhoq përgjithmonë nga Hollivudi pasi u konfirmua se vuante nga demenca frontotemporale, në shkurt të 2022.
Kujtojmë që pak kohë më parë bashkëshortja e aktorit Emma Heming Willis, iu bëri thirrje paparacëve që të mbajnë distancë dhe të mos i bërtasin atij kur e shohin atë në publik, duke shtuar se ka nevojë për më shumë edukim se si duhet të sillemi me njerëzit që jetojnë me demencë.