KreuStil Jetese

Recetë verore/ Speca të mbushur me rikota!

Recetë verore/ Speca të mbushur me rikota!

Në verë kemi më pak kohë për të gatuar, por edhe pjatat që duam duhet të jenë të shijshme, të shëndetshme dhe me një freski që përqafohet nga vetëm një shikim.. Pjatat e ftohta mund të mbahen në frigorifer, ose të shoqërohen me kuba akujsh për të ruajtur freskinë e tyre. Shijojini!

Përbërësit: 750 g rikota, 150 g parmixhano, 6 vezë, 6 speca, erëza, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Përgatitja: Lani dhe thajini specat, pastaj pritini në gjysmë, hiqini farat dhe fijet e brendshme. Në një enë përzieni rikotën me parmixhanon, shtoni vezët e rrahura, kripën, piperin dhe erëzat aromatike të grira imët. Gjysmat e specave mbushini me masën e përgatitur, vendosini në tepsi dhe futini në furrë, duke i spërkatur sipër me pak vaj. I pjekim në 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta. I heqim nga zjarri dhe i lëmë të ftohen në frigorifer.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF