KreuStil Jetese

Demi Lovato zbulon humbjen e dëgjimit dhe shikimit pas mbidozës nga droga

Demi Lovato zbulon humbjen e dëgjimit dhe shikimit pas mbidozës nga

Demi Lovato për fat të keq, ka disa probleme fizike pas mbidozës së saj të drogës në vitin 2018.

Gjatë një paraqitje të fundit në “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtarja dhe aktorja tha: “Unë nuk do ta ndryshoja rrugën time sepse nuk jam penduar”.

“Gjëja më e afërt për të cilën jam penduar është kur e teprova dhe do të doja që dikush të më kishte thënë, një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja,” tha ajo. “Dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse ulesh vetëm me dhimbjen, ajo kalon.”

Lovato, gjithashtu tregoi se ajo nuk drejton më makinën sepse “Unë kam dëmtim të shikimit dhe dëmtim të dëgjimit edhe sot e kësaj dite”.

“Është një kujtesë e përditshme, e vazhdueshme,” tha ajo, “Sa herë që shikoj diçka … si, kam pika qorre në shikimin tim kur shikoj fytyrën tuaj. Dhe kështu është një kujtesë e vazhdueshme për të qëndruar në rrugën e duhur sepse nuk dua që kjo të ndodhë më kurrë.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF