
Ylli i muzikës botërore Dua Lipa është rikthyer në Shqipëri edhe këtë verë. Duket se tashmë për familjen Lipa është kthyer në traditë dhe sezoni i verës nuk mund të kalojë pa një vizitë në jugun e vendit tonë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Dua Lipa dy ditë më parë me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ajo numëron plot 88.6 milionë ndjekës. Përkrah disa fotove shumë të bukura të realizuar buzë detit, Lipa shkroi “Home”, (në shtëpi), teksa e shoqëroi postimin edhe me një emoji me flamurin shqiptar.
Së fundmi, Dua ka bërë një tjetër postim ku ka ndarë disa foto të tjera nga pushimet e saj në bregdetin shqiptar. “A ma mirë këtu a atje?”, ka shkruar Dua në gjuhën shqipe.
Një krenari e madhe kjo për mbarë qytetarët shqiptarë, që një yll botëror si Dua Lipa viziton çdo verë Shqipërinë. Duhet thënë se promotore më të mirë vendi ynë nuk mund të ketë..
Kujtojmë që më 28 nëntor Dua Lipa mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë, ku me mijëra qytetarë patën mundësi ta shijojnë muzikën dhe këngët e saj.




Universi i këpucëve të Gianvito Rossi!

Recetë verore/ Speca të mbushur me rikota!





Horoskopi ditor, e shtunë 29 korrik 2023









Horoskopi ditor, e premte 28 korrik 2023
