KreuStil Jetese

Beteja e sebumit; Këshilla për një lëkurë sa më natyrale!

Beteja e sebumit; Këshilla për një lëkurë sa më

Në verë të gjithë, para se të zgjedhin një produkt kozmetik, duhet të pyesni nëse lëkura juaj është e yndyrshme apo jo. Sebumi është një substancë vajore e prodhuar në gjëndrat dhjamore në lëkura, e cila duke u përzier me molekulat e yndyrës, formon një shtresë mbrojtëse. Por, çfarë produktesh duhet të zgjidhni për të mundur betejën me sebumin, a duhet të zgjidhni produkte pluhuri ap kremoze? Po ju sugjerojmë disa që mund t’ju dhurojnë një lëkurë sa më natyrale.

Laura Mercier, një produkt në formë pudre që ka aftësinë të krijojë tone të errëta të lëkurës. Makeup-i zgjat për një kohë të gjatë dhe nuk shkrin nëse e aplikoni disa herë.

Mac Studio Fix është një pudër e tejdukshëm me efekt natyral dhe për lëkurë të yndyrshme, një produkt i cili heq vetëm vajin apo ndjesinë e yndyrës në fytyrë.

Pond’s Magic BB Powder, një pluhuri i ngjashëm me tonin e lëkurës. Aplikojeni me një furçë rimeli për të ruajtur shkëlqimin, sidomos në zonën poshtë syve.

Nars Light Reflecting Setting Powder ka formë kristalore dhe garanton një tejdukshmëri fantastike. Ky pluhur fsheh njollat dhe krijon një ndjesi uniforme në lëkurë.

Cléde Peau Beauté është një podër dhe përmban perla të imta për t’i dhënë ndriçim lëkurës, mos e përdorni me duar, por aplikojeni me furçë, pasi ka edhe një efekt fryrës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF