
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është shfaqur së fundmi në kopertinën e revistës “Tatler”, me një set fotografik tejet të veçantë të realizuar sikur të ishte “zonja e fermës”. Ajo ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj dhe për herë të parë u është përgjigjur kritikave për jetën e saj private.
Artistja është folur shumë për marrëdhëniet e saj të shumta romantike: Rob Kardashian, Andrew Garfield, Lewis Hamilton, Calvin Harris etj.
Dhe pikërisht për këdo që ka pasur një koment për këtë, Rita ka dhënë një përgjigje.
“Kur të dashurit e mi dhe njerëzit e mi të afërt lexojnë diçka që i lëndon, kjo më vret shumë. Por unë nuk harxhoj kohë duke menduar për atë që njerëzit mendojnë për mua për shkak të kësaj. Nuk mund të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit për ty, sidomos kur je në sy të publikut, por unë pres që një mashkull të kritikohet për të gjitha të dashurat që ka pasur”, tha Rita.
Me këtë ajo la të kuptohet se shtypi dhe opinioni në rrjetet sociale diskriminojnë një femër që ka pasur disa lidhje por jo të kundërtën.








Horoskopi ditor, e diel 30 korrik 2023






Universi i këpucëve të Gianvito Rossi!

Recetë verore/ Speca të mbushur me rikota!




