
Dieta makrobiotike është e ashtuquajtura dietë e jetës së gjatë. Ky është kuptimi që i jepet njërës prej dietave që po shënon shumë sukses.
Nëse jeni duke kërkuar për një lloj diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe të dobishme për trupin dhe mendjen, atëherë dieta makrobiotike mund të jetë për ju.
Ky stil i të ushqyerit që përfshin koncepte shumë të thella, të cilat vijnë drejtpërdrejt nga kultura dhe filozofia orientale, Yin ose Yang , dhe ekuilibri midis të dyjave, duke favorizuar një stil pikëpamjeje që është më pak frenetike dhe larg konsumizmit të thjeshtë.
Dieta makrobiotike u zbulua dhe u përhap nga një mjek japonez, Nyioti Sakurazawa (i njohur për shumicën si George Oshawa), më parë dieta ndiqej nga murgjit budistë.
Në veçanti, gurët themelorë të dietës makrobiotike janë Yin, i cili korrespondon me ushqimet acidike (fruta, qumësht dhe derivatet, çaj, etj.), dhe Yang, ose ushqimet bazë ose alkaline (peshk, mish, vezë, kripë, etj.), dhe ekuilibrin e saktë midis të dyjave.
Dieta makrobiotike, në fakt, ndalon ushqimet e rafinuara dhe të sofistikuara dhe preferon ushqimet e prodhuara në mënyrë natyrale. I thotë jo sheqerit dhe ëmbëlsirave, peshku cilsohet më i mirë se mishi (që do të ishte më mirë të eliminohej), po frutave dhe perimeve, përveç domateve, patateve dhe patëllxhanëve. Bishtajoret dhe frutat e thata cilësohen si një burim proteinash.
Ndër përfitimet që mund të arrihen duke ndjekur dietën makrobiotike janë:
zbutjen dhe zgjidhjen e patologjive astmatike;
uljen e niveleve të kolesterolit të keq;
parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe ishemike; pastrimi i mëlçisë nga çdo toksina;
parandalimi i sëmundjeve të tilla si kanceri, pasi është i ulët në ushqime të rafinuara dhe yndyrore dhe i pasur me ushqime bimore;
ndihmojnë në kontrollin e problemeve të tilla si diabeti.




Horoskopi ditor, e diel 30 korrik 2023






Universi i këpucëve të Gianvito Rossi!

Recetë verore/ Speca të mbushur me rikota!





Horoskopi ditor, e shtunë 29 korrik 2023



