KreuStil Jetese

Vdes influencerja e njohur: Dieta drastike i merr jetën!

Vdes influencerja e njohur: Dieta drastike i merr jetën!


Prej 10 vjetësh një blogere e njohur ruse kishte krijuar një regjim strikt ushqimor që konsistonte në pjesën më të madhe vetëm fruta, duke hequr dorë edhe nga uji.

Ky fiksim për këtë stil jetese rezultoi fatal për Zhana Samsonova pasi trupi u dorëzua për shkak të mungesës së vlerave të nevojshme ushqyese dhe zemra e saj pushoi së rrahuri.


Influencerja me 10 mijë ndjekës në Instagram, ndërroi jetë nga një infeksion i ngjashëm me kolerën që u fuqizua nga “rraskapitja e një trupi në dietë vegane”. E ëma thotë se nuk ishte dakord me regjimin strikt të së bijës dhe ishte përpjekur t’i mësonte zakone të shëndetshme të të ngrënit, por pa sukses.


Zhanna Samsonova, një ruse e shpërngulur në Azinë juglindore ndiqte një regjim ushqimor strikt prej 10 vjetësh i cili konsistonte në fruta, filiza luledielli, smoothie frutash dhe lëngje. Gjithashtu, kishte periudha kur 39-vjeçarja praktikonte “agjërimin e thatë”, gjatë së cilave nuk hante apo pinte për ditë me radhë.  Samsonova kishte mbi 6 vjet që nuk pinte ujë dhe e kishte zëvendësuar me lëngjet e frutave.
Vitet e fundit rusja u bë edhe më strikte derisa në 7 vitet e fundit hante vetëm durian, një frut ekzotik me gjemba.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF