KreuStil Jetese

E përlotur, Bebe Rexha konfirmon ndarjen nga partneri!

E përlotur, Bebe Rexha konfirmon ndarjen nga partneri!

Bebe Rexha së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga ish-i dashuri, Keyan Safyarion, pas 3 vitesh lidhjeje. Teksa ishte duket performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha, “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.

Besohet se arsyeja e ndarjes mund të jenë komentet e Keyan për peshën e saj. Pak javë më parë ajo publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe ku ish-partneri e kritikonte. “Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua.

Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar (për shkak të kilogramëve të shtuar)”, shkruante ai në mesazhet e publikuara. Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”, shtoi ai.


 
“Hë tani, shtova 1 kg dhe ti më quajte të mbushur dhe të shëndoshë. Nëse po mundohesh të gjesh arsye që të ndahesh, kjo ka kuptim, por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse ti je i palumtur me mua/veten/jetën tënde dhe nuk sheh një të ardhme me ne, është në rregull dhe kjo është arsyeja”, vijoi më pas Bebe.

Kujtojmë që Bebe Rexha dhe Keyan Safyarion ishin në një lidhje dashurie prej rreth 3 vitesh.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF