Aktori Ben Affleck duket se i ka dhënë disa këshilla mikut të tij të vjetër, Matt Damon, për të shpëtuar martesën e tij 18-vjeçare me bashkëshorten Luciana Barroso. Një burim i brendshëm ka treguar se bashkëshorti i Jennifer Lopez, nisur nga eksperienca e tij i ka sugjeruar Matt dhe Luciana-s terapinë si zgjdhjen e vetme të problemeve te tyre.
“Ben vetë pranoi se e vetmja gjë që i mban Jennifer-in dhe atë së bashku është terapia”, shtoi burimi. Duke besuar në këshillën e mikut të tij, Matt dhe Luciana ndoqën terapinë, duke çuar në një rizbulim të romancës së tyre dhe një nivel krejtësisht të ri komunikimi.
Rezultatet se gjithçka shkon më së miri mes tyre ishin të dukshme nga shfaqja e fundit e çiftit në Mykonos, Greqi, pak përpara shfaqjes së filmit të Matt “Oppenheimer”. Duket sikur këshillimi po bën mrekulli për dyshen.
Kujtojmë që prania e Jennifer-it dukej se krijonte ‘ftohje’ mes Benit dhe Matit dikur të pandashëm. Sipas një burimi të brendshëm, dëshira e fortë e J Lo-së për të menaxhuar jetën e Ben-it ndikoi në miqësinë e tyre. Ajo kundërshtoi planet e Benit për të nisur një studio filmi me shokun e tij “Good Ëill Hunting”, duke dashur vëmendjen e tij të pandarë.
Pavarësisht sfidave, duket se dashuria dhe miqësia po mbizotërojnë, pasi Matt dhe Luciana po punojnë për martesën e tyre dhe po gjejnë mbështetje te miqtë e tyre të famshëm.