KreuStil Jetese

“19 vjet dhe PO! Ne jemi te martuar!!”; Ish-CEO i Ferrarit martohet me aktoren fituese të Oscar!

“19 vjet dhe PO! Ne jemi te martuar!!”; Ish-CEO i Ferrarit martohet

Aktorja Michelle Yeoh, 60 vjeçe, u martua të enjten me të dashurin e saj, ish-CEO i Ferrarit, Jean Todt, në një ceremoni private në Gjenevë. Aktorja fituese e çmimit Oscar, 60-vjeç, ndau foto nga kjo ditë speciale në Instagram, teksa krah postimit shkroi,  “19 vjet dhe PO!! Ne jemi të martuar!!”.

Në foton e parë, Yeoh së bashku me bashkëshortin e saj Todt, 77 vjeç, u shfaqën të buzëqeshur, ndërsa mbanin duart dhe shikonin unazat e tyre të martesës në ndërtesën e zbukuruar, ku ata vendosën unazat.

A post shared by Michelle Yeoh 楊紫瓊 (@michelleyeoh_official)

Yeoh dukej një nuse elegante teksa kishte veshur një këmishë të bardhë mëndafshi kombinuar me një fund prej tyli të bardhë me bel të lartë dhe me tela.. Dhëndri Todt, ndërkohë, kishte zgjedhur një kostum blu të errët dhe kravatë me model.

Aktorja gjithashtu u dha fansave një pamje paraprake të organizimit për natën e martesës së saj dhe Todt-it, teksa postoi një foto që tregonte të sapomartuarit të ulur në shtrat përpara një palë peshqirësh në formë mjellme të zbukuruara me petale. Në krye të shtratit shiheshin petale të vendosura në formën e një zemre të madhe.

Më në fund, Yeoh ndau një fotografi të një fotoje me kornizë nga filmi i James Bond-it i vitit 1997, Tomorrow Never Dies, në të cilin ajo luajti, duke fotoshopuar me fytyrat e saj dhe të Todt-it teksa ishin ulur në një motoçikletë. Në foto shkruhet, “Dashuria nuk vdes kurrë” – padyshim një shenjë e ëmbël për lidhjen e gjatë 19-vjeçare të çiftit.


Piloti Felipe Massa ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një fotografi të suvenirit të dasmës që çifti u ka dhuruar të ftuarve, “Ne u takuam në Shangai më 4 qershor 2004. Më 26 korrik 2004, Jean Todt i propozoi Michelle Yeoh dhe ajo i tha po. Sot, pas 6992 ditësh, më 27 korrik 2023 në Gjenevë të rrethuar nga familja dhe miqtë, jemi të lumtur ta festojmë këtë moment së bashku”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF