Në rrjete sociale bëri bujë të madhe mungesa e Luiz Ejllit në koncertin e Noizy-t më 4 gusht, shumë prej fansave menduan se kemi të bëjmë me një hatërmbetje midis tyre.
Pas daljes së Luizit nga “Big Brother VIP”, dyshja u shfaqën bashkë dhe premtuan bashkëpunime dhe ishte e natyrshme që fansat të prisnin që ai të performonte tek “Alpha Show 2”.
Përmes një videoje në Instagram, Luizi është shprehur se nuk ekziston një gjë e tillë dhe se shkaku i mungesës së tij janë koncertet e shumta.
“Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak”.- shprehet Luizi.