
Rita Ora është shfaqur së fundmi në kopertinën e revistës “Tatler” dhe për herë të parë u është përgjigjur kritikave për jetën e saj private. Për këngëtaren është folur shumë në media për marrëdhëniet e saj të shumta romantike me personazhe, si Rob Kardashian, Andrew Garfield, Lewis Hamilton, Calvin Harris, etj.
Lidhur me këto, Rita është shprehur, “Kur të dashurit e mi dhe njerëzit e mi të afërt lexojnë diçka që i lëndon, kjo më vret shumë. Por unë nuk harxhoj kohë, duke menduar për atë që njerëzit mendojnë për mua për shkak të kësaj.
Nuk mund të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit për ty, sidomos kur je në sy të publikut, por unë pres që një mashkull të kritikohet për të gjitha të dashurat që ka patur”.
Rita Ora po shijon martesën me bashkëshortin e saj, Taiki Waiti. 32-vjeçarja u martua vitin e kaluar, teksa së fundmi ajo po përflitet se është shtatzënë. Megjithatë, vetë këngëtarja e ka mohuar këtë gjë, teksa shprehet se mbetet pjesë e planeve të saj, por jo të afërta.








Horoskopi ditor, e hënë 31 korrik 2023









Horoskopi ditor, e diel 30 korrik 2023


