KreuStil Jetese

Flor Mumajesi, Fred Peza, Klodi i Amerikanit, të gjithë u bënë bashkë për Genc Fugën!

Flor Mumajesi, Fred Peza, Klodi i Amerikanit, të gjithë u

Aktori i njohur Genc Fuga dhe bashkëshortja e tij Eni Jani kanë kaluar ditë jo të lehta së fundmi. Kjo për shkak se aktori dhe njëkohësisht pedagogu i Universitetit të Arteve pësoi një goditje në tru dhe për këtë iu desh t’i nënshtrohej menjëherë një operacioni të vështirë.

Lajmi për gjendjen e tij shëndetësore u dha nga Eni Jani, e cila edhe pse e kishte shumë të vështirë kërkoi në rrjetet e saj sociale ndihmë, nga kushdo që mundej të kontribuonte sadopak, që ajo të mund të siguronte shumën prej 19 mijë eurosh për operacionin. Shumë e cila u sigurua për shumë pak minuta, (madje dyfishi i shumës që nevojitej u mbledh për vetëm 2 orë).

E në këto ditë aspak të lehta, përveç gjithë mbështetjes së madhe që mori nga mbarë shqiptarët, disa prej figurave publike i qëndruan pranë aktores nga momenti i parë e në vijim, të cilët sot ajo gjeti kohën dhe i falënderoi.

Në mënyrë të veçantë në postimin e saj, Eni Jani falënderon Flor Mumajesin, për të cilin shprehet se e ka zemrën flori. Një falënderim nga Eni shkon edhe për Fred Pezën dhe për Klodin e Amerikanit, të cilët po ashtu i kanë qëndruar pranë dhe i kanë dhënë mbështetje, siguri dhe forcë se ata do t’ja dilnin.

Emra të tjerë që Eni Jani përmend janë profesor Mevlan Shanaj dhe regjisori Kico Londo, ministren Manastirliu dhe Erion Veliajn, dhe sigurisht falënderimet shkojnë edhe për mjekët Dr.Eugenit, Dr.Arbenit, Dr.Gentit dhe Dr.Vojsaves Profesor Petreles.

Postimi i plotë:

“E verteta dhe mirenjohja ime. Per pune sekondash une do postoja nje status mirenjohje dhe falenderimi per te gjithe ata qe vepruan dhe me qendruan prane. Me sjellin linkun qe qeveria akordoi nje fond prej 2 milione leke te rinj per nderhyrjen e Gencit. Pas kesaj ndjeva se ajo qe kisha pergatitur per te postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur te cenoj kurresesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim per te. Por ne si cift pervec parimit te mirnjohjes kemi dhe ate te se vertetes dhe vendosa  qe falenderimeve te mija ti shtoja dhe te verteten e asaj nate dhe pse mbase ata qe jane pjese e se vertetes e falenderimit nuk do e pelqenin qe ti publikoja. (Ju kerkoj ndjese per kete )Por une nuk mund te rri pa i thene keto te verteta e falenderime.

Dua  ta nis nga momenti i veshtire ku gishti im i dha “send” postimit ne instagram dhe fb. Sapo doli postimi, qe nje reagim i menjehershem sensibilizimi qe ma ngrohu zemren dhe me mbushi me force , me ate force qe eshte e domosdoshme ne ato momente. Operacioni kish pak qe kish nisur dhe ne dere te spitalit u shfaq nje person i cili per mua eshte Drejtor i Pergjithshem i institucionit ku une punoj dhe kisha adresuar thirjen time por tek une erdhi si Alfred Peza, erdhi me te gjithe humanizin dhe mbeshtetjen  njerzore e mbi te gjitha me optimizmin qe cdo gje do shkoj mbare e mire.

Me te ne krah me erdhi nje telefonate nga Klodi i Amerikanit (sic degjoj shpesh ta therrasin) i cili me dha nje siguri te cilen e kisha te nevojshme ne momentet qe po behej nderhyrja, siguri te cilen e pata dhe ne vazhdimesi. Faleminderit Profesor Mevlan Shanaj dhe Regjisorit Kico Londo per  telefonatat e kryera. Faleminderit Znj. Manastirliu per mbeshtetjen e menjehershme dhe interesimin e vazhdueshem.

Faleminderit Z. Veliaj, edhe per mbeshtetjen tende qe e tregon sa here eshte e nevojshme. Faleminderit pafund mjekeve duararte Dr.Eugenit, Dr.Arbenit, Dr.Gentit dhe Dr.Vojsaves te cilet bene mrekulli ne ate situate te veshtire te Gencit.Faleminderit Profesor Petreles qe eshte i gatshem te me pres ne cdo moment. Faleminderim zemre per te gjithe te afermit dashamiresit koleget.Dhe ne fund, por jo nga rendesia falenderim shpirti  te gjithe njerezve te thjeshte   qe u bene nje me dhimbjen time. Faleminderit per cdo lutje te ndjere tuajen qe ma beri zemren dhe me te forte.Faleminderit per cdo kontribut zemre qe tek une mori permsa mrekullie duke pare qe ne nje kohe rekord shume zemra qe u bene bashke me dhane fryme,besim, siguri. Kamber Mici faleminderit qe me ndihmove ne hapjen e llogarise ne GoFundMe. Faleminderit te gjithe miqve qe naten e operimit ishin prane meje per nje perqafim.

Genci, me zotin para dhe me gjithe dashurine e njerezve ne te dy do  kemi nje rruge te veshtire perpara… por ashtu sic duhet sepse shume njerez me bujarine e tyre e kane bere te mundur qe kete rruge ta kemi te perballueshme.

Dhe ne fund o Flor Mumajesi, e di qe do me thuash pse, por nuk mundem te mos ia them te gjitheve se ke nje zemer flori. Faleminderit per ate mbeshtetje zemre qe nga momenti i pare.

Te dashur miq, te njohur dhe te panjohur, sidomos ju te panjohur qe madheshtine e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatine per te. Ju drejtohem duke ju thene se nuk kam ditur asnjehere te jem e mire  me fjalen por fjalet e zemres nuk i kam kursyer asnjehere sepse jane gjithmone te verteta e kur jane te verteta jane te ndjera. E verteta ime eshte dashuri dhe respekt per gjthesecilin nga ju qe ishit prane nesh. Perulem perpara dashurise suaj ashtu sic perulem ne skene perpara duartrokitjeve tuaja.

Ju dua!!!!!” shkruan Eni në postimin e saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF