Dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës mund ta bëjnë të pamundur gjumin gjatë natës. Dhe kur nuk pushoni mirë, gjendja e shpinës tuaj mund të përkeqsohet. Njerëzit me dhimbje kronike, duke përfshirë dhimbjen e shpinës, kanë deri në 18 herë më shumë gjasa të diagnostikohen me pagjumësi krahasuar me ata që nuk kanë dhimbje.
Dhimbja kronike mund ta bëjë të vështirë gjetjen e një pozicionit të rehatshëm fjetjeje dhe ju detyron të lëvizni shpesh. Prandaj gjetja e mënyrave për të minimizuar shqetësimin tuaj gjatë gjumit mund t’ju ndihmojë të flini më mirë. Dhe kur filloni të flini aq orë sa ju nevojiten, mund të zbuloni se intensiteti i dhimbjes suaj zvogëlohet.
3 mënyra mjaft efikse për të bërë gjumë të rehatshëm:
Gjeni pozicionin më të mirë të gjumit për ju
Disa pozicione gjumi janë më të mira për të hequr presionin nga shpina juaj. Edhe pse nuk ka një pozicion të vetëm gjumi që funksionon njëlloj për të gjithë, për ata me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, fjetja në shpinë është më e mira. Kështu pesha shpërndahet në mënyrë të barabartë në shpinën tuaj, duke reduktuar presionin që shkaktohet.
Vendosja e një jastëku të vogël ose peshqiri të mbështjellë nën gjunjë mund të lehtësojë presionin. Nëse nuk jeni adhurues i gjumit në shpinë, provoni të flini në anë duke mbajtur një jastëk midis gjunjëve. Përpiquni të shmangni gjumin me bark. Duke vepruar kështu ju detyron të anoni qafën, gjë që mund të pengojë shtrirjen natyrale të shtyllës kurrizore dhe të përkeqësojë (ose të shkaktojë) parehati në shpinë.
Megjithatë, nëse duhet të flini në bark, vendosja e një jastëku poshtë ijeve mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit dhe uljen e rrezikut të dhimbjes së shpinës.
Përsëri, qëllimi është gjetja e një dysheku që ndihmon në mbajtjen e shtyllës kurrizore në një linjë të drejtë. Zgjidhjet janë të ndryshme dhe varet çfarë ju përshtatet më tepër. Një dyshek i fortë do të mbështesë më së miri kthesat natyrale të shtyllës kurrizore, beli dhe ijet e të cilëve janë afërsisht të njëjtën madhësi. Nëse ijet tuaja janë më të gjera se beli, një dyshek më i butë është një zgjedhje më e mirë.
Ashtu si nuk ka një pozicion të caktuar gjumi që të funksionojnë njëjtë për të gjithë, nuk ka asnjë jastëk perfekt për të gjithë ata me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës. Nëse jeni duke fjetur në shpinë, një jastëk me trashësi mesatare që mban formën e tij do ta kryejë punën. Por nëse flini në anë, mund t’ju duhet diçka më e trashë dhe më e fortë për të parandaluar që koka juaj të mos zhytet dhe të ruajë drejtimin e shtyllës kurrizore. Sa i përket materialit, jastëkët latex priren të fitojnë për aftësinë e tyre për të ruajtur formën dhe për të shmangur presionin.









Qeveria miraton fondin për aktorin Genc Fuga!

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 gusht 2023



Horoskopi për muajin Gusht 2023






