KreuStil Jetese

Dua Lipa përballet me një padi të re për hitin “Levitating”!

Dua Lipa përballet me një padi të re për hitin

​Dua Lipa po përballet me një padi të re në Los Angeles nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon se këngëtarja dhe shtëpia e saj diskografike, Warner Music Group nuk morën kurrë lejen e tij për të përfshirë regjistrimin e tij “talk box” në remikset e këngës së saj “Levitating”, e cila është një nga këngët më të njohura të Dua Lipës nga albumi i saj i vitit 2020 Future Nostalgia.

Në padi thuhet se përdorimi i performancës së tij në tri remikse të këngës hit të Dua Lipës shkelte të drejtën e tij të autorit dhe nga kjo Kante ka të drejtë për më shumë se 20 milionë dollarë fitime nga muzika e përdorur pa leje.

Bosko ende nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimin e tij, megjithatë Billboard raporton se avokatët e tij thonë se ai ka bërë “përpjekje të shumta” për të zgjidhur çështjen, të cilën ata e quajnë një “shkelje të hapur” të së drejtës së tij të autorit.

Avokatët thonë se Bosko ka ndërmarrë veprime ligjore sepse këngëtarja dhe shtëpia e saj diskografike kishin treguar “mosgatishmëri për të bashkëpunuar ose për të pranuar përgjegjësi”.

Nuk është hera e parë që Dua Lipa, e cila aktualisht është në top listë me këngën e saj Dance the Night Aëay, përballet me pretendime për të drejtën e autorit për Levitating.

Një ankesë gjyqësore nga grupi reggae Artikal Sound System u hodh poshtë në qershor, dhe një pretendim i veçantë, nga kompozitorët Sandy Linzer dhe L. Russell Broën, vazhdon.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF