Prej kohësh në mediat botërore qarkullon lajmi se Meghan Markle dhe princi Harry janë në prag ndarjeje. Edhe pse ata vetë nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme, duke mos i konfirmuar por as mohuar, burime pranë tyre e pohojnë këtë gjë. Disa ekspertë mbretërorë thonë se martesa Harry-Meghan po shkon drejt një divorci.
Nëse divorci do të ndodhte vërtet, Meghan do të marrë një kompensim të madh. Sipas raportimeve, mes çiftit ka një marrëveshje paramartesore. Një klauzolë në marrëveshjen e supozuar thekson se Meghan duhet të marrë 80 milionë dollarë për mbështetjen e fëmijëve të tyre, Lilibet dhe Archie, sipas gazetës “The Daily Mail”.
Sipas një raporti të Marca.com, Mbreti Charles III është në dijeni të marrëveshjes paramartesore dhe kompensimit të propozuar për Meghan në rast divorci. Thuhet se Mbreti Charles III nuk ra dakord me shumën e kompensimit të rënë dakord paraprakisht.
Harry dhe Meghan janë prindër të dy fëmijëve, një djali të quajtur Archie dhe një vajzë të quajtur Lilibet. Në rast divorci pritet një betejë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Familja Mbretërore Britanike do t’i japë mbështetjen e saj Princit Harry në rast divorci, sipas mediave botërore. Thuhet se Mbreti Charles III i ka thënë Harryt se ai mund të rifitonte privilegjet e tij mbretërore pasi të divorcohej.
Thuhet se Meghan dëshiron të mbajë titullin e saj mbretëror si Dukeshë e Sussex-it edhe nëse ndodh një divorc.
Ndërkohë, Meghan dhe Harry aktualisht jetojnë me fëmijët e tyre në Montecito, Kaliforni në Shtetet e Bashkuara. Ka raportime se Meghan dëshiron të ringjallë karrierën e saj të aktrimit në Hollyëood. Dhe për të qenë më afër Beverly Hills dhe Los Angeles, çifti mbretëror janë duke parë për shtëpi në Malibu.