
Reese Witherspoon dhe Jim Toth janë divorcuar zyrtarisht. Katër muaj pasi aktorja e “Morning Show” paraqiti kërkesën për divorc, dyshja nënshkruan një marrëveshje për zgjidhjen e martesës, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ.
47-vjeçarja dhe ish-agjenti i CAA kanë arritur gjithashtu një marrëveshje solide për kujdestarinë për djalin e tyre 10-vjeçar, Tennessee megjithatë ende nuk dihet se çfarë nënkupton kjo.
Megjithëse detajet specifike tw divorcit nuk u bënë publike, duket se ish-çifti nënshkroi një kontratë paramartesore në mars 2011.
Ylli i “Sweet Home Alabama” njoftoi në mars se ajo dhe Toth po divorcoheshin pas 12 vitesh martesë. Pavarësisht ndarjes së tyre, ajo vuri në dukje se dyshja kanë shijuar shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecin përpara me mirësi dhe respekt të ndërsjellë.
“Nuk ka asnjë skandal apo dramë të madhe, vetëm dy njerëz që në thelb u bënë bashkëprindër dhe nuk kanë më asnjë ndjenjë romantike për njëri-tjetrin”, tha një burim në atë kohë.
Kujtojmë që për Reese Witherspoon ky është divorci i saj i dytë. Ajo u nda nga Ryan Phillippe, me të cilin ishte e martuar nga viti 1999 deri në vitin 2008. Witherspoon dhe Phillippe kanë dy fëmijë vajzën Ava, 23-vjeçe dhe djalin Deacon, 19-vjeç.

Horoskopi ditor, e enjte 3 gusht 2023












Qeveria miraton fondin për aktorin Genc Fuga!

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 gusht 2023



Horoskopi për muajin Gusht 2023


