KreuStil Jetese

VIP-at shqiptarë që zgjodhën Caprin e Italisë këtë verë!

VIP-at shqiptarë që zgjodhën Caprin e Italisë këtë

Jemi në kulmin e pushimeve verore për këtë vit dhe tashmë një pjesë e mirë e VIP-ave shqiptarë kanë bërë zgjedhjet e tyre, për vendin se ku do t’i kalojnë pushimet. Dhe ajo që bie në sy në rrjetet sociale është se shumë prej VIP-ave shqiptarë, pushimet e këtij sezoni veror kanë zgjedhur që t’i kalojnë në ishullin luksoz të Italisë në Capri.

Duke filluar nga aktorja Olta Gixhari, moderatorja Luana Vjollca, Viola Spiro, Rudina Magjistari, Bieta Sula, Emina Cunmulaj, Antonela Berisha, Deborah Keci. Ato kanë ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e tyre, duke na i zbukuruar Instagramin me fotot e realizuara aq bukur në këtë ishull.

Duket se ndryshe nga vitet e tjera që më së shumti personazhet e njohur zgjidhnin Mykonos e Greqisë, këtë vit vëmendjen e ka marrë Capri, i cili njihet në të gjithë botën dhe është një nga simbolet e Italisë..

Cilësohet si një ëndërr me sy hapur, por Capri nuk ka të bëjë vetëm me peizazhe të mrekullueshme dhe i njohur përgjithësisht si një vend luksoz, ku shëtitjet me superjahtet më të shtrenjta janë karakteristike.

Pas tyre shtrihet një shtresë historike interesante, sepse aty kanë jetuar shumë artistë, shkrimtarë e aristokratë..

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF