KreuStil Jetese

Lewis Hamilton takime sekrete me Shakirën në vilën luksoze në Ibiza!

Lewis Hamilton takime sekrete me Shakirën në vilën luksoze

Prej disa muajsh është përfolur se Shakira dhe Lewis Hamilton janë më shumë se miq, ndërkohë së fundmi janë zbuluar më shumë detaje nga takimet e tyre sekrete. Këngëtarja dhe Hamilton thuhet se janë takuar në Ibiza, ku kolumbiania kishte marrë me qira një vilë luksoze për t’u çlodhur për disa ditë.

“Ne mund të konfirmojmë se Hamilton ka hyrë gjatë natës për të takuar Shakirën. E gjithë zona është e përbërë nga vila, Shakira ka kaluar shtatë ditë në këtë vilë Coco”, tha Tamara Gorro, gjatë programit spanjoll “Y ahora sonsoles.

“Natën ai dilte për të festuar në disa klube nate shumë të famshme këtu dhe më pas shkoi në vilën e Shakirës për të përfunduar natën në mënyrë më të mirë”, shtoi ajo.

Paparazzo Sergio Garrido, po ashtu pohoi se dy të famshëm u takuan të paktën “tri herë në vilën luksoze”. “Kur punëtorët u larguan, këngëtarja mbeti vetëm me dadon private dhe u vizitua nga Hamilton”, shtoi më tej.

Përveç kësaj, një nga shoferët e Hamilton e ka dëgjuar atë duke folur rregullisht me Shakirën.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF