KreuStil Jetese

4 arsye pse nuk flini mirë; këshilla për gjumë të qetë!

4 arsye pse nuk flini mirë; këshilla për gjumë të

Arsyet pse nuk ju zë gjumi natën mund të jenë të shumta, nga problemet shëndetësore deri te stresi i tepërt. Këto shkëputje të gjumit të natës i ndodhin gjithsecilit në periudha të caktuara të jetës dhe zakonisht nuk janë shqetësuese. Problemi fillon kur ju përjetoni pagjumësi në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk e kuptoni se çfarë po ua shkakton atë.

Mungesa e gjumit përtej lodhjes së tepërt dhe mbingarkesës së trurit, mund të bëhet shkak edhe për zhvillimin e një sërë sëmundjesh të organizmit; nga obeziteti, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, diabetin e deri te vdekjet e parakohshme.

Disa nga arsyet se nuk flini mirë janë:

MOSHA

Sipas mjekëve mosha është një faktor shumë ndikuese kur flasim për pushimin e mirë të mendjes dhe trupit. Te personat e moshuar vihet re që ora biologjike e të fjeturit ndryshon gjatë viteve.

Një nga shkaqet më të zakonshme të pagjumësisë është padyshim stili jo i rregullit i jetesës. Konsumimi i alkoolit pak orë para se të shtriheni për të fjetur, mund të jetë edhe shkatërrimi i gjumit tuaj. Ushqimi para se të shkoni për të fjetur mund të jetë një tjetër arsye që provokon e acaron stomakun dhe organizmin. Së fundi siç dihet kafeina është armiku më i madh i gjumit të mirë e të qetë. Ekspertët thonë se ndryshimet e vogla te stili i jetesës duke ndjekur këshillat e mësipërme do të sjellin ndryshime rrënjësore në trupin tuaj.

Në shumë raste ilaçet që merrni për sëmundje të ndryshme mund të jenë duke luajtur rol kryesor te pagjumësia. Kryesisht disa lloje ilaçesh që përdoren për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, azmën apo antidepresivët. Funksioni i tyre mund të jetë të përshpejtojnë ose ngadalësojnë disa procese të organizmit gjë që prish edhe gjumin e qetë gjatë natës.

Sëmundjet kronikë që zakonisht shfaqen teksa mosha kalon mund të jenë gjithashtu fatale për gjumin e mirë dhe pa ndërprerje. Nëse vuani nga ankthi, depresioni, probleme të prostatës së zmadhuar, dhimbje kronike apo reumatizma të ndryshme mund të keni edhe probleme me gjumin. Kjo ndodh për shkak se trupi në mënyrë të vazhdueshme funksionon në varësi të këtyre sëmundjeve duke ndaluar gjumin e qetë.

1-Mundohuni të keni një rutinë të përnatshme gjumi, pra shtrihuni në krevat në të njëjtën orë çdo natë dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo mëngjes.

2-Qetësoni trupin dhe mendjen duke larguar mendimet në mënyrë që të bini në gjumë të thellë më lehtë.

3-Gjithashtu e rëndësishme është të evitoni pajisjet elektronike para gjumit. Kjo pasi drita që ato lëshojnë stimulon trurin duke e zgjuar atë dhe larguar gjumin.

4-Flini në vende të errëta dhe të freskëta gjithmonë në mënyrë që trupi të mos ndjejë nxehtësi.

5-Mundohuni të kufizoni gjumin e shpeshtë gjatë ditës edhe nëse ndiheni të lodhur në mënyrë që të flini më lehtë natën.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF