KreuStil Jetese

“Elementalist” nga Argjendari Pirro!

“Elementalist” nga Argjendari Pirro!

Fotografia: Ergys Zhabjaku

Creative Directors & MUAH: Gerta Shehu

Modele: Arnita Beqiraj

Koleksioni “Elementalist” është i frymëzuar nga gjeometria; sunduesi fizik i universit dhe i botës sonë. Gjuha matematikore e Zotit në Greqinë e lashtë, ku Euklidi ishte i pari që revolucionarizoi dhe dokumentoi historinë e gjeometrisë në librin e tij të çmuar “Elementet”. Të rrënjosura në stilin e bizhuterive antike helenistike, Pirro ju prezanton një koleksion bashkëkohor të elementeve simbolike.

Precizioni i formave kryesore gjeometrike, në punimin dhe teksturën e metaleve, si edhe format e gurëve natyralë të prera në perfeksion mbizotërojnë në një kontekst estetik modern. Një gjuhë e re grafike flitet në këtë koleksion, duke theksuar individualizmin e çdo dizajni, dhe duke thyer disa stereotipe të bizhuterisë të viteve të fundit. Këto janë zëvendësuar me tonalitete gati utopike, shpesh unike dhe abstrakte, ku çdo gjë mund të duket e mundur, dhe e paparashikueshme.

Format e këtij koleksioni manifestojnë realitete paralele, duke na zgjuar preferencat për mitet dhe legjendat e zotave të lashtë. Ky trend është përshtatur me mënyrën e jetesës së lirë për të risjellë pozitivitet, shpresë dhe vetëkënaqësi.

Argjendari Pirro e ka krijuar këtë koleksion me ethos të veçantë, nëpërmjet artizanatit origjinal që e karakterizon. Teknika e punimit artizanal ndërthuret me trajtimet më të fundit të teknologjisë për të arritur precizionin maksimal. Si atribute ndaj trashëgimisë antike, Pirro riinterpreton proceset e punimit me dorë, të përmirësuara nga trendet e teknologjisë më të fundit botërore.

Të gjitha produktet janë dizenjuar dhe prodhuar në Shqipëri nga artistët dhe artizanët e firmës Pirro. Teknikat e prodhimit, si edhe kreativiteti autentik, i bëjnë produktet Pirro unike dhe aq të dallueshme në tregun shqiptar, dhe jo vetëm.

Koleksionin “Elementalist” mund ta shijoni nga afër në showroomin kryesor në rrugën “Pjetër Bogdani”, ku mund të keni edhe informacion të detajuar për secilën nga copëzat e çmuara të artit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF