Lizzo u padit këtë të martë nga tre ish-balerinat e saj për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi pune armiqësor. Së fundmi ylli i muzikës pop ka reaguar mbi padinë e ngritur kundër saj. “Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese. Etika, morali dhe respekti im i punës janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar.
Zakonisht unë zgjedh të mos përgjigjem ndaj akuzave të rreme, por këto janë aq të pabesueshme sa duken dhe tepër të çmendura për të mos u adresuar”, shkroi ajo në një postim në rrjetin e saj social.
Këngëtarja e “2 Be Loved” tha se pretendimet erdhën nga ish-punonjësit që “tashmë e pranuan publikisht” se sjellja e tyre gjatë turneut me të kishte qenë “e papërshtatshme dhe joprofesionale”. Ajo shpjegoi se me pasionin e saj vjen puna e vështirë dhe standardet e larta, duke pranuar se duhet të marrë vendime të vështira.
“Nuk është kurrë qëllimi im të bëj dikë të ndihet jo rehat ose sikur të mos vlerësohesh në ekip. Unë jam shumë e hapur me seksualitetin tim dhe ta shpreh atë, por nuk mund të pranoj apo lejoj që njerëzit ta përdorin për të më bërë të jem diçka që nuk jam. Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që meritojmë si gra në botë. Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë që kam bërë në botë të errësohet nga kjo. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar për të më ngritur lart gjatë kësaj kohe të vështirë”,
Kujtojmë që ish-balerinat që kanë ngritur padinë ndaj saj janë Arianna Davis, Crystal Ëilliams dhe Noelle Rodriguez.