KreuStil Jetese

Koncepti 2000-vjeçar kinez që mund t’ju bëjë të suksesshëm!

Koncepti 2000-vjeçar kinez që mund t’ju bëjë të

Një koncept kinez 2000-vjeçar i quajtur “wu wei”, i cili përkthehet në “mosveprim” ose “veprim pa mundim”, mund të na ndihmojë të bëjmë një jetë më të ekuilibruar, të përmbushur dhe të suksesshme.

 “Wu Wei” kërkon pothuajse zero përpjekje

Kjo nuk do të thotë, që thjesht duhet të uleni dhe të pushoni. “Wu wei” ka të bëjë me lejimin, që gjërat të ndodhin natyrshëm dhe heqjen dorë nga nevoja për të kontrolluar. Koncepti mbështet veprimin vetëm kur është e nevojshme, por jo duke e shtyrë veten me përpjekje dhe tension të tepruar. Studimet kanë treguar se ”Wu wei” mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe ankthit, duke rritur kënaqësinë dhe mirëqenien e përgjithshme.

Si ta bëni “wu wei” pjesë të rutinës suaj të përditshme:

Pranojini gjërat ashtu siç janë

Le të themi se po organizoni një festë. Në vend që të fiksoheni për çdo detaj, të praktikoni ”Wu wei” do të thotë të kuptoni se gjërat mund të mos shkojnë saktësisht siç janë planifikuar. Në mënyrë të ngjashme, nëse nuk keni marrë ngritjen në detyrë që prisnit, pranoni se kjo është një pjesë normale e rrugëtimit tuaj të karrierës. Mund t’i thoni vetes: “Unë nuk mund të kontrolloj gjithçka, por mund të bëj më të mirën, çfarëdo që të ndodhë.” Kur përballeni me një sfidë, pyesni veten nëse keni kontroll të plotë mbi rezultatin. Nëse nuk keni kontroll mbi pasojat, bëni paqe me veten dhe vazhdoni më tej.

Përqafoni mungesën e përsosmërisë

Lërini gjërat të zhvillohen në mënyrë të natyrshme. Dijeni se asgjë nuk është kurrë perfekte. Nëse po mësoni një gjuhë të re ose po luani një instrument për herë të parë, përgatituni të bëni gabime. Do të mësoni prej tyre. Nëse e gjeni veten, duke u përqendruar fiksuar vetëm në gjërat që shkojnë keq, ndaloni dhe thoni: “Pse do të doja të torturoja veten për të arritur të pamundurën? Unë zgjedh të jem fleksibël dhe i butë me veten”.

Jini të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm

Vetëdija (mindfulness) do të thotë të njohësh dhe pranosh mendimet dhe ndjenjat e tua pa i gjykuar ato. Vini re të gjitha detajet e vogla rreth jush. Si ndihet dielli në lëkurë? Dëgjoni tingujt e natyrës, si zogjtë dhe gjethet që shushurijnë, ose vëzhgoni format dhe ngjyrat e luleve. Zbatimi i “wu wei” është shumë më lehtë, kur i kushtoni vëmendje asaj që po ndodh në të tashmen, në një mënyrë miqësore dhe kurioze. Lao Tzu, një filozof i lashtë kinez dhe themeluesi i Taoizmit, një herë tha: “Nëse jeni në depresion, ju jetoni në të kaluarën. Nëse jeni në ankth, po jetoni në të ardhmen. Nëse jeni në paqe, atëherë po jetoni në të tashmen.” /Monitor.al

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF