KreuStil Jetese

U akuzua për dhunë ndaj Arbenitës; Fero lirohet nga paraburgimi!

U akuzua për dhunë ndaj Arbenitës; Fero lirohet nga paraburgimi!

Reperi i njohur Fero është liruar nga paraburgimi. Lajmi është bërë i ditur nga një prej miqve të tij, i cili ka ndarë një foto me të InstaStory, duke i uruar rikthimin, postim i cili është shpërndarë edhe nga Fero.

Këngëtarit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi akuzohej për dhunë në familje, konkretisht ndaj bashkëshortes së tij, modelen Arbenita Ismajli.

Në media u tha se arsyeja e debateve mes tyre ishte mosdhënia e divorcit nga ana e Feros dhe kujdestaria e vajzës, që ata kanë së bashku.

 

Teksa ndodhej në paraburgim vetë Fero bëri një postim në Instagram ku shkruante, 

“Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!. E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur. Unë jam munduar me qenë i kulturuar dhe t’kam leju me u marr me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e keqpërdore deri në maksimum.

E tani pasi e ke sjellë punën deri në nivel gjyqësor tani të presim si po vendosë drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Kurdo të dalë e vërteta del në shesh. I drejti zhytet, por nuk mbytet.

Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do me kalisë më fort për jetën. Shihemi në gjyq” ka shkruar Fero në reagimin e tij.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF