KreuStil Jetese

5 shije akulloresh që mund të gatuhen lehtësisht në shtëpi!

5 shije akulloresh që mund të gatuhen lehtësisht në

Këto ditë të nxehta vere nuk mund të kuptohen pa konsumimin e një akulloreje, ndaj më poshtë do të gjeni receta që mund të gatuhen lehtësisht në shtëpi.

Akullore me fruta pylli

Përbërësit; 0,5 l qumësht, 4 vezë, 6 lugë sheqer, vanilje, 2 lugë kripë, kuba akulli, 150 gr tul frutash pylli.

Përgatitja: 1. Hidhni qumështin në një tenxhere bashkë me vanilje. Lëreni të ziejë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Ndërkohë thyeni 4 vezët dhe ndajini të verdhat nga të bardhat. Për të përgatitur kremin bazë, shtoni 6 lugë sheqer në të verdhat e vezëve dhe i rrihni me mikser derisa masa të fryhet.

Hollojeni përzierjen e vezëve me qumështin e nxehtë dhe më pas hidheni në një tenxhere. Vendoseni në zjarr shumë të ulët, duke e përzier vazhdimisht, derisa të fillojë të bëhet kremoze. E heqim tenxheren nga zjarri dhe vazhdojmë ta trazojmë. Për të ftohur kremin, vendoseni tenxheren në një tigan më të madh të mbushur me kuba akulli dhe spërkatini me 2 lugë gjelle kripë që të vonojë shkrirja. Pasi të jetë ftohur shtojmë tulin e frutave të pyllit dhe i trazojmë. E hedhim kremin në një enë çeliku të vendosur më parë në ngrirje dhe e futim në frigorifer. Pas 20 minutash, kur kremi të jetë ngurtësuar, e nxjerrim nga ngrirja dhe e përziejmë me lugë. Shërbejeni me një lugë të cilën më parë e zhytim në ujë. Sipër mund të shtojmë sipas dëshirës fruta.

Akullore në kupa limoni 

Përbërësit: 3 ml krem ​​ pana, 3 ml qumësht lope, 12 gjethe limoni, 4 limona, 4 të verdha veze, 100 gr sheqer.

Përgatitja: Lani dhe thajini gjethet e limonit dhe i prisni në rripa. Merrni me një lugë lëvoren e 2 limonëve duke formuar një spirale dhe shtojeni në një tenxhere me gjethet, qumështin dhe kremin. Lërini të ziejnë, fikeni zjarrin dhe lërini gjethet dhe lëvoren e limonit brenda për rreth një orë. Filtroni përzierjen dhe shtoni sërish qumështin dhe kremin pana deri në kufirin e zierjes. Ndërkohë rrihni në një enë të verdhat e vezëve me sheqerin, shtoni masën e mëparshme të qumështit dhe vendosini në banjo marie për rreth 10 minuta.

E kalojmë enën në një tjetër enë me ujë të ftohtë dhe akull dhe e lëmë kremin të ftohet. Pritini 4 limonët në 2 të tretat e lartësisë, hiqni tulin dhe vendosni lëvozhgat në frigorifer për disa orë. Me një lugë mbushni lëvozhgat e limonit të ngrirë me akullore duke i ngjeshur butësisht. Nëse doni një akullore më pak kremoze, vendosini në frigorifer për një orë tjetër.

Kasata me boronicë

Përbërësit: 150 gr kos me pak yndyrë, 150 gr kos frutash boronice, 250 ml krem, 2 lugë sheqer pluhur

Përgatitja: Rrihni kremin në mikser në një tas të ftohur më parë në frigorifer derisa të forcohet dhe në fund shtoni sheqer pluhur. Ndani kremin në dy pjesë; Në njërën hidhni kosin natyral dhe në tjetrën kosin e boronicës. Për të shmangur shkrirjen e kremit, përzieni përbërjet butësisht me spatul, me lëvizje nga poshtë lart. Hidhni përbërjet në 4 gota plastike, në shtresa të alternuara kosi natyral dhe kosi boronicë, e më pas vendosni një lugë çaji plastike në secilën gotë, të cilat do të shërbejnë si shkop.

Lërini akulloret të forcohen në frigorifer për të paktën dy orë dhe më pas hiqini nga gotat duke i ngrohur me duar. Mbajini shkopinjtë e akullores në frigorifer për rreth njëzet minuta përpara se t’i shërbeni.

Vafera me akullore

Përbërësit: 8 vafera me vanilje, 8 vafera lajthie, 8 vafera me çokollatë, akullore me qumësht, akullore me luleshtrydhe dhe akullore çokollate.

Përgatitja; Kjo recetë përgatitet me akullore të gatshme, ndaj nxirreni atë nga frigoriferi 10 minuta para. Nisim me vafera me të njëjtën shije të cilat i vendosim një letër furre. Me një spatul marrim akulloren dhe e vendosim një shtresë mbi vafer, duke alternuar shijet e tyre dhe pasi e nivelojmë, sipër vendosim pjesën tjetër të vaferit. I mbështjellim me letër furre dhe i vendosim në frigorifer për të paktën 4 orë.

Më pas i nxjerrim nga frigoriferi dhe i presim në forma të vogla sipas dëshirës. Nëse shkrijnë i futim prapë në frigorifer dhe i shërbejmë para se të shkrihen.

Frozen yogurt

Përbërësit: 500 gr kos natyral, 5 lugë mjaltë, 1 e bardhë veze

Përgatitja: Për të përgatitur akulloren me kos fillimisht përgatisni një shurup të shpejtë duke tretur 5 lugë mjaltë në pak ujë të vakët. E përziejmë me 500 gr kos të bardhë dhe e vendosim në frigorifer për 1 orë.

Pasi të jetë konsoliduar e vendosim masën në mikser dhe e përziejmë me 1 të bardhë veze derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas e vendosim në frigorifer edhe për 1 orë. E përziejmë sërish dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për një orë tjetër. E dekorojmë sipas dëshirës me fruta.

Botuar ne BORDOkids qershor 2022!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF