
Drejtori i Përgjithshëm i Meta-s Mark Zuckerberg është një adhurues i ushqimit të shpejtë. Ai ka zbuluar se konsumon 4000 kalori në ditë. Përmes Threads, miliarderi i teknologjisë ndau listën e menusë së tij të preferuar, nga një fast food i famshëm.
“20 kofsha pule, patate të skuqura të mëdha, akullore Oreo, byrek me mollë dhe ndoshta disa cheeseburger për më vonë. Unë konsumoj 4000 kalori në ditë”, ka zbuluar Mark Zuckerberg.
Biznesmeni së fundmi zbuloi se stërvitet 3-4 orë në javë në Jiu-Jitsu, një art i shumanshëm luftarak që stërvit të gjithë trupin.
Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla disa muaj më parë kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë së bashku. 38-vjeçari tregoi se fëmija i tyre i tretë është një vajzë që ata e kanë quajtur, Aurelia Chan Zuckerberg.
Ata janë prindër edhe të vajzave Maxima, 7-vjeçe dhe August, 5-vjeçe. Zuckerberg dhe gruaja e tij, një filantrope, u takuan në një festë ku të dy po merrnin pjesë si studentë të Harvardit në vitin 2003.







“Elementalist” nga Argjendari Pirro!



Horoskopi ditor, e premte 4 gusht 2023



Historia brilante e dantellës






