KreuStil Jetese

Meghan Markle feston 42-vjetorin e lindjes!

Meghan Markle feston 42-vjetorin e lindjes!

Harry dhe Meghan shijuan një mbrëmje takimi në Montecito për të festuar ditëlindjen e Dukeshës, një ditë pasi çifti bëri daljen e tyre të parë publike së bashku pas disa muajsh.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u panë të buzëqeshur, teksa u fotografuan duke dalë nga restoranti italian Tre Lune, i preferuari nga shumë të famshëm, përfshirë Kourtney Kardashian dhe Ellen DeGeneres.

 “Ata shijuan ushqimin dhe kaluan bukur”, thotë një burim për revistën e njohur “People”. Kjo është hera e parë që çifti janë parë në publik së bashku mes spekulimeve në rritje se çifti janë duke kaluar një krizë në martesë.

Tradicionalisht Meghan ka zgjedhur të festojë ditëlindjen privatisht ndryshe nga festat e ditëlindjes që ajo ka realizuar në të kaluarën.

Ata u shpërngulën nga Britania e Madhe në Kaliforni në vitin 2020 pasi hoqën dorë nga detyrat mbretërore.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF