
Luiz Ejlli është përfshirë së fundmi në një ‘konflikt’ virtual me gazetarin Mentor Kikian, pasi ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale dhe e ka quajtur fituesin e “Big Brother VIP 2” si njeri “pa asnjë vlerë artistike”. Ky postim me ofendime nga gazetari erdhi pas lajmeve se Aurela Gaçe kishte refuzuar bashkëpunimin për një këngë me Luiz Ejllin.
“Nuk e mbaj dot më… Më dilnin këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund lajme-leshi që Aurela Gaçe refuzon Luizin për të kënduar së bashku. Këto soj ‘lajmesh’ janë lloqe mediatike për klikime, e di unë këtë, padyshim. Por si keni kurajon o bicim media të përballni një këngëtare, një artiste, një grua të madhe si Aurela me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore se di se nuk e njoh). Yt fare e keqe se po e dhi… gazetarinë deri në themel”, shkruante gazetari në postimin e tij.
Ndërkohë nuk ka munduar as reagimi nga Luiz Ejlli, edhe pse gazetari zgjodhi që ta fshijë postimin më vonë. “Të thuash që unë jam pa kurrëfare vlere, nuk e di nga e nxjerr! Është e vërtetë që jam produkt i një formati televiziv, por i “Etheve”, produkt i të cilëve janë edhe Elvana Gjata, Anjeza Shahini, Rona Nishliu, Vesa Luma, Rosela Gjylbegu, Samanta Karavello, Kamela Islamaj, Flaka Krelani, Klajd Musabelliu, Kejsi Tola, etj, etj. Jam fitues i kësaj gare të rëndësishme, fitues i Këngës Magjike, fitues i Festivalit të Këngës, e për rrjedhojë, edhe pjesëmarrës në Festivalin Europian të Këngës.
Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bërë diçka, si “vip” ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë. Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo unë nuk e fshij o shok. Legen je dhe pike” ka shkruar Luizi në postimin e tij.
Përveç postimi, Luizi ka ndarë edhe një postim në Instastory, përkrah një fotoje të gazetarit ka shkruar, “Njeriu pas të 40-ave duhet të mbaj përgjegjësi për fytyrën që ka”.

Ç’duhet të dini për fuqinë e tridentit!

Receta/ Linguini me lule kungulli!

Dries Van Noten: Frymëzuar nga ëndrrat!


Horoskopi mujor: gusht 2023!

Brenda eventit glamour të “Maison de Parfume”!

Meghan Markle feston 42-vjetorin e lindjes!



Horoskopi ditor, e shtunë 5 gusht 2023









