KreuStil Jetese

Brenda eventit glamour të “Maison de Parfume”!

Brenda eventit glamour të “Maison de Parfume”!

Fotografia: Gent Onuzi


Dyqani “Maison de Parfume”, i njohur për parfumet e firmës “Nishane” në Tiranë, dhe “Audi” bashkuan forcat këtë fillim gushti dhe organizuan një mbrëmje të paharrueshme në zemër të kryeqytetit, në “Rogner Hotel”.

Teksa drejtori i Përgjithshëm i “Porsche Albania” Gent Bushati prezantoi makinën Audi Q8 elektike, “Maison de Parfum” ia dedikoi eventin koleksionit të ri të parfumeve të firmës “Nishane”. Surprizë për gjithë të ftuarit ishte fakti që koktejet ishin përgatitur me 5 aromat e reja të parfumit i “Nishane”, të cilat patën mundësi t’i shijonin gjatë mbrëmjes.

Drejtuesja e “Maison de Parfum”, Esmeralda Prodani, prezantoi eventin e kuruar në detaje, ku luksi u takua me inovacionin, bëri bashkë emra të njohur të botës së artit dhe medias.

Nga Capital T, Adrola Dushi, Orinda Huta, Xhemi Shehu, Viola Spiro, Ori Nebijaj, Gerta Shehu, Fjodora Fjora, Olti Curri, Beniada Nishani, Jori Delli, e shumë të tjerë.

Është bukur kur kryeqyteti lulëzon nga evente të realizuara kaq bukur nga marka që bëjnë diferencën, siç është edhe dyqani “Maison de Parfume” dhe “Audi”./bordo.al

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF