Një menu ditore për sezonin e verës, nga mëngjesi deri te darka, me pjata të freskëta, por edhe shumë të shijshme, përllogaritur me kalori të cilat nuk do të lejojnë të shtojmë asnjë kilogramë gjatë pushimeve
Linguini me lule kungulli – 500 kalori
Përbërësit: 320 g makarona, 40 g proshutë e thatë, 6 lule kungulli, 4 kungulleshka, domate qershi, 1 thelb hudhër, qiqra, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë dhe piper.
Përgatitja: Lani fillimisht domatet qershi dhe pritini në feta. Pritini kungujt imët në fije të holla, njësoj si pasta, dhe pastaj pritni në shirita lulet e kungujve.
Zieni makaronat në ujë të vluar me kripë. Ndërkohë skuqni vajin e ullirit me hudhrën në një tigan që nuk ngjit. Shtoni kungulleshkat, domatet dhe gjysmën e luleve të kungujve. Kaurdisini në zjarr të fortë për 3 minuta, kriposini dhe fikeni zjarrin që perimet të lëshojnë lëngun.
Kulloni makaronat, pastaj bashkojini në tigan me perimet, shtoni lulet e mbetura të kungullit dhe qiqrat. Kalojini në zjarr të fortë për disa çaste, derisa të përzihen perimet me pastën. Hiqeni nga zjarri dhe shërbejini duke i shoqëruar me lule kungulli, domate qershi, piper dhe pak vaj ulliri.

Dries Van Noten: Frymëzuar nga ëndrrat!


Horoskopi mujor: gusht 2023!

Brenda eventit glamour të “Maison de Parfume”!

Meghan Markle feston 42-vjetorin e lindjes!



Horoskopi ditor, e shtunë 5 gusht 2023











“Elementalist” nga Argjendari Pirro!
