KreuStil Jetese

Horoskopi mujor: gusht 2023!

Horoskopi mujor: gusht 2023!

DASHI

Ndikimi e planetëve në fushën e punës do të jetë fjala kyç. Nëse keni një biznes privat, bashkëpunimi me persona të rinj do të jetë zgjedhje e mirë. Mos nguroni të kërkoni ndihmën e miqve dhe të të njohurve, do të jetë me rëndësi të madhe.

DEMI

Pika juaj e dobët do të jetë shëndeti, ndaj bëni kujdes. Periudhë e shkëlqyeshme për dashurinë. Nëse jeni vetëm, aktivizoheni dhe dilni nga situatat monotone. Shiko çfarë ndodh rreth jush, do të keni ftesa nga disa persona që i keni pranë.

BINJAKËT

Është më mirë të pushoni, mendoni dhe të mos lejoni që dikush t’ju ngutë në zgjedhjet tuaja. Sfera e financave do të tronditet, ndaj kushtoni kujdes shpenzimeve. Nëse jeni vetëm, do të ndodhë një njohje me një person që do t’ju ndryshojë jetën.

GAFORRJA

Për ato Gaforre të cilat kërkojnë punë është periudhë e volitshme. Sfera e financave është nën ndikime të papritura, ndaj kujdes. Është koha të rishqyrtoni emocionet tuaja, si edhe marrëdhënien me partnerin. Mos merrni vendime të gabuara.

LUANI

Këtë muaj do të jeni tekanjozë dhe të prirë për ndryshime. Gushti ju jep gjithë forcën dhe energjinë e nevojshme që të filloni nisma të reja prej nga do të dilni fitimtarë. Në aspektin e dashurisë kjo është një periudhë mjaft e paqëndrueshme.

VIRGJËRESHA

Ndikimi i Saturnit dhe Mërkurit parashikon arritje në fushën e punës dhe rritjes në karrierë. Shëndeti juaj përkufizohet, shkëlqyeshëm! Nëse jeni në lidhje, është momenti për plane afatgjatë. Beqarët janë të prirë për njohje të reja.

PESHORJA

Po ju vardiset një person, të cilin e njihni nëpërmjet punës. Kjo gjë ju pëlqen dhe ju bën të ndiheni mirë. Ka gjasa që ai person të jetë i zënë, por nëse jeni në ndikimin e lidhjeve sekrete, ekziston mundësia që të krijoni një lidhje afatgjatë.

AKREPI

Asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë këtë muaj, mirëpo pritet të vijnë disa lajme dhe marrëveshje së afërmi. Para jush do të shfaqen shumë momente të bukura. Nëse jeni vetëm, pikërisht nëpërmjet miqve ekziston mundësia që ta njihni dikë.

SHIGJETARI

Për Shigjetarët pa preokupime, kjo është periudhë e cila parashikon shumë të reja në aspektin e karrierës dhe atë financiar.

Partneri mund t’ju kundërshtojë për shumë gjëra edhe do të shfaqë sjellje të çuditshme, por mos e kaloni asnjëherë cakun.

BRICJAPI

Përpiquni të përshtateni më shumë në lidhjet tuaja dhe mos lejoni që rrethanat të ndikojnë në të. Nëse jeni të lirë është më mirë që të planifikoni ndonjë udhëtim. Përpiquni të fitoni më shumë qetësi dhe dëgjoni çfarë ka për t’ju thënë partneri.

UJORI

Së shpejti prisni një zë pozitiv lidhur me karrierën. Për ata të cilët kanë biznes privat do të ketë pak vështirësi, sidomos në fushën e financave. Ujorët e lirë le të kënaqen në shoqëri me miqtë, një miqësi mund të shndërrohet në lidhje emocionale.

PESHQIT

Kjo nuk do të jetë një periudhë edhe aq e lehtë, pasi disa mosmarrëveshje dhe konflikte mund të jenë prezente mes kolegëve.

Ata të cilët janë në lidhje është momenti i shkëlqyer për të avancuar raportin, me gjasë do të planifikoni një martesë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF