
Nga antikiteti, deri në ditët e sotme tridenti është simboli i një figure të fortë dhe të shenjtë patriarkale. Mbajtësit e tyre nënkuptojnë në mënyrë të dukshme pushtetin dhe fuqinë, ndaj edhe më së shumti konsiderohet si një objekt që ka qenë i dukshëm në familjet mbretërore, por edhe ato që lidhen me peshkimin dhe agrikulturën. Origjina e fjalës trident vjen nga fjala latine tridens ose tridentis: që do të thotë “tre” dhe dentes që do të thotë “dhëmbë”, një lloj arme. Sipas mitologjisë, tridenti lidhet me perëndinë e detit Poseidon, një instrument hyjnor i cili thuhet se ishte farkëtuar nga ciklopët. Poseidoni goditi një shkëmb me trident, duke krijuar detin, ndaj edhe njihet si perëndia e detit.
Pra në vetvete sfurku tridhëmbësh nënkupton fuqinë e ndryshimit, një arsye që shumë njerëz e mbajnë atë pasi kanë kaluar sfida të vështira, sepse konsiderohet si një objekt që frymëzon fuqi të pashtershme. Kjo është edhe arsyeja që në shumë kultura, ky simbol u zhvendos si objekt fatsjellës që nënkuptonte bollëkun. Për shembull një pjesë e peshkatarëve që dilnin për gjueti në det, e mbanin atë me vete për të pasur sa më shumë peshkim, po ashtu edhe nëpër zonat bujqësore, në hyrje të fermave dallonte tridhëmbëshi që nënkuptonte të korra të bollshme.
Ky është simboli i Perëndisë Shiva të hinduizmit, ku tehu i tretë përfaqësonte syrin e tretë. Për këtë arsye në këto kultura ky sy nënkuptonte mbrojtjen, sepse kishte aftësinë të shikonte gjithçka, ndaj edhe mbajtja në qafë apo në formën e një tatuazhi nënkuptonte bekim dhe largonte frikën nga e keqja.
Në taoizëm, kishte një zile treshe e cila përdorej për të ftuar praninë e hyjnive dhe për të thirrur shpirtrat, pasi treshja nënkupton autoritetin më të lartë të Parajsës. Por me kalimin e kohës dhe hyrjen e Krishtërimit në qytetërimet perëndimore, ky simbol ndryshoi duke nënkuptuar trinitetin: atin, birin dhe shpirtin e shenjtë, edhe pse në kulturat më të hershme babilonase, nuk kishte aspak këtë kuptim.
Po në shumë kultura prania e tri dhëmbëshit nënkuptonte jetën me të gjitha ciklet e saj: fillimin, mesin dhe fundin, e konceptuar si fuqia universale. Në të njëjtën kohë në konceptet e botës aziatike këto tre pole nënkuptonin në mënyrë të dukshme tre elementet më të fuqishme; qielli, toka dhe ujërat.
Në kulturën druide, tridenti lidhet me simbolikën e bariut, një lloj shkopi mbrojtës dhe orientues drejt të panjohurës, që u përdor edhe në kulturën e parakrishtërimit nga personazhet e njohur të Biblës. Kjo është arsyeja që edhe tek të krishterët e parë, tridenti mbahej nga drejtuesit e kishës, derisa u zëvendësua më pas nga kryqi. Mendohet se kjo ndryshoi pasi u konsiderua si simbol i fuqisë së djallit. Në shoqërinë moderne, shpesh tridenti përfaqëson 3 pushtete financiare, fetare dhe politike. Por me përhapjen masive të tatuazheve, ky simbol nënkupton njeriun luftarak, prosperitetin dhe sigurinë e familjes, fuqinë magjike, mençurinë dhe dominimin. Ndërkaq, ky tredhëmbësh, duket sa ka marrë një kuptim akoma më të fuqishëm, kur u kthye në logon e markës së njohur të automobilave Maserati.

Receta/ Linguini me lule kungulli!

Dries Van Noten: Frymëzuar nga ëndrrat!


Horoskopi mujor: gusht 2023!

Brenda eventit glamour të “Maison de Parfume”!

Meghan Markle feston 42-vjetorin e lindjes!



Horoskopi ditor, e shtunë 5 gusht 2023










