KreuCelebrity

Të gjithë në ‘pole position’! “Formula 1” vjen me një super event në TEG!

 

Harrojeni idenë që garat dhe shpejtësia janë vetëm për burrat. Këtë të enjte në TEG, adrenalina, stili dhe argëtimi vijnë për të gjithë! Me premierën e filmit Formula 1 në Cineplexx, aktivitete dhe ulje si askund tjetër, ky është momenti perfekt për një pit stop të paharrueshëm. Gati për t’u bërë pilotët e kësaj vere?

A është ky një film, apo realiteti?

Së pari, le të biem dakort që Brad Pitt është një nga aktorët më sexy të Hollywood-it (dhe s’kemi pse ta krahasojmë me partnerin). E pra, një ndër filmat më të shumëpritur të kesaj vere, “Formula 1”, ku vetë Brad Pitt është protagonist, vjen tashmë edhe në Cineplexx. “Formula 1”, ndez motorrët pikërisht këtë të enjte, më datë 26 qershor, ora 21.00.

Mund të jesh spektatore, por mund të jesh edhe protagoniste

Filmi, në fakt, është thjesht një pretekst për t’u mbledhur dhe një ftesë për të zbritur në pistë. Sepse eventet që e shoqërojnë atë në TEG, janë spektakli i vërtetë.

Në datën 26 qershor, TEG, në bashkëpunim me Cineplexx, do të shndërrohet në një skenë ku show dhe adrenalina do të jenë kryefjala e kësaj fundjave të gjatë.

Eventi kryesor që paraprin premierën shqiptare të “Formula 1”, fillon ditën e enjte me një spektakël që nis në orën 19.30 dhe zgjat deri në 21.30. Me këtë rast, hapësirat e TEG, do të kthehen sa në pistë garash me makina Gokart, sa në hapësira lojërash interaktive digjitale që do të mirëpresin fëmijë dhe të rritur. Ndërkohë, parkimi i jashtëm i u është rezervuar makinave sportive dhe të modifikuara të modeleve të ndryshme për çdo të apasionuar.

Dhe nëse adrenalinës i shtoni edhe dëshirën për shopping, kini parasysh që uljet verore sapo kanë nisur!

Këtë fundjavë, përpos spektaklit të Formula 1 dhe aktiviteteve unike, mund të përfitoni edhe nga ofertat më të mira të sezonit në dyqanet e TEG. Një arsye më shumë për t’u kthyer në shtëpi me çanta plot dhe kujtime të bukura.

Mos humbisni asnjë sekondë: lidhni rripin, ftoni miqtë dhe hyni në pistë bashkohuni me garën në TEG!